Ekstradimi i financierit të Habiljave, PD thërret në interpelancë ministren e Drejtësisë: U ekstradua kur pranoi të bashkëpunonte (VIDEO)

Ekstradimi i financierit të Habiljave, PD thërret në interpelancë ministren e Drejtësisë: U ekstradua kur pranoi të bashkëpunonte (VIDEO)

Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë në një interpelancë urgjente ministren e Drejtësisë, Edilta Gjonaj për ekstradimin e Nezar Seitit. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibaj tha se Nezar Seiti u "rrëmbye" nga shteti ditën kur do tregonte gjithçka për Tahirin.

Sipas demokratit, Seiti ishte arrestuar në Shqipëri, me kërkesë të prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe jo siç tha ministri i Brendshëm Famir Xhafa, se policia e ka arrestuar për llogari të italianëve.

Nezar Seiti është rrëmbyer nga shteti shqiptar ditën kur pranoi të ishte bashkëpunëtor i prokurorisë së krimeve të rënda për të rrëfyer milionat e marra nga Saimir Tahiri si përfitim nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ky është një akt më i rëndë sesa trafikimi i drogës nga Saimir Tahiri. Deri para ekstradimit të paligjshëm, Seiti ishte i vetmi që po hetohej nga Krimet e Rënda si anëtar i bandës së Habilajve. Të tjerët ose janë në Itali, ose janë deputetë me mbrojtjen e Edi Ramës. PD ka bindjen se ministrja e Drejtësisë me urdhrin e Ramës gënjen kur thotë se ai e dinte që ai po hetohej. Ja procesverbali që tregon arrestimin e Seitit. Tregon se arrestimi i financiarit të drogës u ndalua për llogari të Krimeve të rënda në 2017 pas aksionit të Policisë në Babicë ku u kapën 2 tonelata drogë. Procesverbali tregoi se arrestimi i Seitit është bërë më 19 tetor dhe jo 20 siç thotë ministri i Brendshëm”, tha Alibeaj.

Sipas demokratit Partia Demokratike disponon provën zyrtare që provon se, për t’i shërbyer Edi Ramës që të mbyllë dosjen “Tahiri”, Ministrja e Drejtësisë gënjen, kur deklaron se nuk ka qenë në dijeni se financiari i bandës Tahiri-Habilaj po hetohej në Shqipëri. Sipas ligjit shqiptar, kur një person ka një proçedim penal në Shqipëri, ekstradimin e tij është i ndaluar.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/pd-pergenjeshtron-xhafen-nazer-seiti-u-arrestua-me-kerkese-te-prokurorise-se-krimeve-te-renda-493771/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy