Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike, e cilësoi si tregues të panikut që ka Edi Rama, ndaj opozitës.
Deklarata e Metës u bë në një komunikim me gazetarët në Korçë ku prezantoi kandidatët për Këshillat Bashkiakë, nga ku deklaroi se opozita është e angazhuar për fitoren të plotë me 14 maj,
E gjitha është një lojë e tij që tregon panikun përballë opozitës së bashkuar, e cila është tërësisht e përgatitur për këtë situatë dhe do t’i përgjigjet në mënyrën të duhur kësaj tentative, këtij atentat ndaj pluralizmit politik që s’ka të bëjë vetëm me një parti por njëkohësisht ka të bënë me pluralizmin politik.
Ai tha më tej se kur “aventurieri Edi Rama” mendoi se mund të luajë në këtë mënyrë me vulën e një partie, ftoi që të mendohet se çfarë bën me atë të hipotekave dhe se drejtësia nuk heton pasi mbas tyre fshihet Edi Rama.
Lidhur me 14 majin, Meta deklaroi se kandidatët e primareve janë të opozitës së bashkuar, duke i cilësuar si kandidatë fitues.



