Samiti/ Andoni: Organizimi do tregojë peshën tonë përballë të tillave aktiviteteve

Samiti/ Andoni: Organizimi do tregojë peshën tonë përballë të tillave aktiviteteve

Nga studio e lajmeve në MCN Live analisti Ben Andoni deklaroi se organizmi i samitit do të tregojë peshën e qqeverisë tonë përballë të tillave aktiviteteve.

Ai tha se mesazhet nga Tirana janë jo thjeshtë të peshës evropiane, por në një farë momenti dhe rajonale. Sipas tij, me rëndësi një nga temat që duhet ti jepet peshë në këtë samit ëhstë dhe ngrohja globale.

Personalisht e shikoj dhe këtë si plus të madh për Shqipërinë që gjithë vitet e fundit Shqipëria duam apo s’duam ne, ka marrë pjesë në shumë nisma të rëndësishme dhe mbi të gjitha organizimi tani do tregojë peshën që ka administrata jonë përballë aktiviteteve të tilla. Mesazhet nga Tirana janë jo thjesht të peshës evropiane por njëfarë momenti dhe rajonale. Vendet e Ballkanit do marrin mesazhin në Ballkan sa i përket të ardhmes së tyre. Gjithashtu mendoj se në këtë aktivitetet dua t’i jepet peshë dhe ngrohjes globale. Ndërkohë që shumë e rëndësishme është mesazhi që do marri dhe Serbia në Tiranë, që mendoj se është pak simbolike sepse Serbia nuk reagon shumë sepse është pak e përkëdhelur e BE-së, sepse kjo e fundit ka interes për ta mbajtur një valvul shkarkimi të hapur me Rusinë. Ndërkohë që një gjë e madhe në mendimin tim është për Tiranën mesazhi që do marrin vendet e Ballkanit.

Ndërsa lidhur me protestën e Berishës në të njëjtën ditë me samitin, Andoni tha se veprimi i tij tregon mjaft mençuri. Sipas tij, nuk ka marketing më të mirë se të bësh protesta në atë datë, por duke u nisur nga masat dhe sheshi do të mjaftonte për të përcjellë mesazhe.

Nga e gjithë kjo Berisha ka vepruar shumë mençurisht sa i përket pjesës së protokollit të protestave, s’ka marketing më të mirë se të bësh protesta në atë datë. Por duke ditur këto masa nga vendi ynë dhe partnerët, ai mund të kursente pjesën e egos duke e lodhur publikun dhe mendoj se mund ti mjaftonte sheshi i madh sepse mesazhet që jepen përmes protestës s’ka nevojë të të shohin. Besoj se këto do e rregullonin atë pjesën e përballjes së tij me publikun sepse kështu publiku po lodhet me këtë opozitë që bën, më shumë retorikë për veten e vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy