Reforma zgjedhore/ Ndoka: Pazar politik mes PD-së dhe PS-së, me aleatët nuk ka pasur transparencë (VIDEO)

Reforma zgjedhore/ Ndoka: Pazar politik mes PD-së dhe PS-së, me aleatët nuk ka pasur transparencë (VIDEO)

Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro dhe 3 kundër komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili ka si objekt të punës së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore.

Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha në studion e MCN Live se ka njw pazar politik mes PD-sw dhe PS-sw. 

Duke vijuar Ndoka tha se Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike dhe t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.

 

Pazar politik pa transparencë së pari me aleatët, me mua por dhe me kolegët e mi që janë në Parlament dhe nuk kanë informacion. Kjo është absurde. 

 

Sa herë PD sillet në këtë mënyrë është e prirur tek pazaret. Kur e thonë në publik, ata e kanë mbyllur marrëveshjen. Ky është shqetësimi që kam.

 

 

Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike, t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.

 

 

Kemi një ligj antikushtetues që nuk ka vota të njëjtën peshë si në Shkodër, Vlorë dhe të Fierit. Ka diskriminim dhe disbalancë. Vullneti i qytetarëve deformohet, kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita sot, PD nuk po tenton standardet. Po t’i tentonte do të ishte normale që të ishte në tryezë me të gjitha forcat parlamentare apo jo, qoftë dhe me partitë e majta. Duhet të hapte një debat. Kjo është pjesa që e bën të pabesueshme PD në këtë raport me të vërtetën, duke i dhënë goditje dhe pluralizmit. Kemi kod që PD e nxjerr të dytën gjithmonë. Ia ka dhuruar PD në 2008. Me këtë kod zgjedhor, është në kufijtë e pamundësisë që e djathta të fitojë zgjedhjet. 

 

Është vendim sharlatan. Nuk e konceptoj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy