
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të memorandumeve, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, për lëvizje të lirë të qytetarëve në këto tre vende, lehtësimin e barrierave tregtare dhe ndihmën e dhënë në rast vështirësish, kryeministri Rama, në fjalën e tij tha se ky është shpirti i kësaj nisme të përbashkët.
Ai nënvizoi se do të ishte në të mira të tre vendeve, që të bëhen bashkë në rast vështirësish, ku ka zgjedhur të tregojë se sa e rëndësishme është bashkëpunimi në rastet e fatkeqësive natyrore duke marrë sis shembull tërmetin në Shqipëri. Ndërkohë Rama u është përgjigjur edhe vendeve që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e nismës duke theksuar se të gjithë e kanë mundësinë por nuk do të lusin askënd.
Kur në nëntorin e 2019, ra tërmeti në Shqipëri ishin forcat e kërkim-shpëtimit të vendeve të rajonit, forcat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që na erdhën në ndihmë. Çfarë kuptuam ne nga kjo? Që bashkë jemi më të fortë. Dhe sot ne kemi firmosur një marrëveshje për të qenë bashkë. Çfarë të keqe do të kishte për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën që të bashkoheshin në këtë nismë. Kjo nismë hap rrugën që të bashkëpunojmë së bashku. Serbia dhe presidenti i Serbisë kanë bërë një milje shtesë që nisma të jetë gjithëpërfshirëse, të shkoj përtej Procesit të Berlinit, të pranojë lëvizjen e lirë duke bërë që të mos ketë asnjë qytetar të diskriminuar. Kjo nismë u thotë të gjithëve jeni të barabartë, përtej faktit se në nivelin shtetëror ka një çështje të hapur. Boll me këtë na ftuan nuk na ftuan. Politika më e mirë është bashkimi”, tha Rama
Nga ana e tij kryeministri Zoran Zaev theksoi se marrëveshja e re sjell perspektiva të reja për Ballkanin. Gjithashtu ai theksoi se
Sot kemi hapur perspektiva te reja per vendet tona. Kemi vizionin e njëjtë dhe vlera të njëjta. Ballkani ka qenë i rrethuar me mure, por sot kemi ndërtuar ura. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.
Ndërsa fjalët e Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç ishin si një ftesë e hapur për Kosovën gjatë konferencës për mediat në Shkup. Vuçiç tha se “Minishengeni Ballkanik” do të jetë në të mirë të vendeve të përfshira, për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Ai nënvizoi se nisma nuk ka asnjë kufi ndarës dhe është e hapur për cilindo që kërkon të bëhet pjesë.
E shoh që sa herë kurdo që shfaqemi, në një kohë që tre vendet tona kanë mbi 12 milionë qytetarëve, kjo nënvlerësohet. Autokritika e Ramës është ku është Prishtina, unë them ku është Sarajeva. Ne zgjedhim, të gjithë zgjedhin rrugën e tyre. Nëse kishim bërë këtë nismë me Bosnjën dhe Malin e Zi, do të më akuzonin se po bëj Serbinë e Madhe. Të njëjtën gjë do të thonin, nëse një gjë e tillë ndodh edhe mes Shkupit dhe Tiranës. Ideja është që të gjithë të marrin pjesë, të jemi të drejtë. Ne po krijojmë këtë si një nismë ekonomike, për qarkullimin e njerëzve, mallrave, e këtë nismë nuk e përdorim për të zgjidhur problemet dypalëshe. E ardhmja do tregojë se kush ka bërë punë të mirë, për veten, qytetarët dhe vendin e tij.
3 marrëveshjet e firmosura
1. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
2. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.
3. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit



