Nisin homazhet për Nishanin/ Berisha: Shteti shqiptar humbi një nga shtetarët më dinjitozë në historinë e tij

Nisin homazhet për Nishanin/ Berisha: Shteti shqiptar humbi një nga shtetarët më dinjitozë në historinë e tij

Kanë nisur homazhet në nder të ish-Presidentit, Bujar Nishani në sallën “Skënderbeu” tek Presidenca.

Paraditen e së mërkurës, nga ora 10:00-14:00 dhe pasdite 16:30-22:00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

I pranishëm në homazhe ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili shprehu dhimbjen për vdekjen e Nishanit.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ish-Presidenti ishte nnjë qytetar shembullor, prind i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik, ndërsa shteti shqiptar humbi një nga shtetarët më dinjitozë në tërë historinë e tij

Isha për të ndarë zinë e kësaj gjëme të madhe që iu ka rënë. Familja një prind të shkëlqyer, bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti shqiptar një nga shtetarët më dinjitozë në tërë historinë e tij.
Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi, por edhe një miqësi e përsosur që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj të themi rënie.

Parkundrazi erdhi gjithnjë në forcim. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është midis nesh.

Por e vërteta është që shpirtërisht ai është i gjallë, përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si mik dhe bashkëpunëtor.
Iu shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe shqiptarëve që humbën ish kreun e shtetit që i dha në atë detyrë dinjitet Presidencës. I paharruar do të mbetet kujtimi i tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy