Basha: Pas kanabizimit të vendit, e legalizojnë. SPAK të ndalë përdorimin për grupet kriminale
Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se përparësia e kësaj qeverie duket se është kanabisi.
Në një reagim publik ai deklaron se pasi nisi qeverisjen duke kanabizuar Shqipërinë, tani po e legalizon atë.
“Kjo është përgjigja e saj për të rinjtë që po emigrojnë masivisht, apo studentët e mjekësisë që kërkon t’i “burgosë” me ligje anti-kushtetuese.
Pas legalizimit të vjedhjes përmes inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive tashmë i duhet legjitimimi i kanabisit për llogari të klientëve të pushtetit.
SPAK duhet ta ndalë përdorimin e këtij ligji për nevoja të grupeve kriminale, duke hetuar çdo kompani guaskë të interesuar për këtë industri, pasi pronarët e vërtet nuk do të shfaqen asnjëherë.
Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioriteti i çdo qytetari të këtij vendi. Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjen me krimin dhe largimin nga sistemi të politikanëve të korruptuar.
Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që e kanë frikë, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur.”
Basha thotë se Partia Demokratike është gati të ndërtojë një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me zgjidhjen e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik:
-Listat e hapura;
-Vetting-un në politikë;
-Kufizimin e mandateve;
-Votën e diasporës;
-Zgjedhjen e Presidentit nga populli.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.