Ish-deputeti Myslim Murrizi nuk e përjashtoi mundësinë enjë rikthimi në Partinë Demokratike kjo sipas tij nëse subjekt politik bëhet demokratik dhe nëse do ketë një ftesë të sinqertë për bashkimin e një froni të madh opozitar.
Më stej ai deklaroi se Berisha duhet të zbatojë vendimin e Kuvendit dhe se për të hyrë në delinë e Partisë Demokratike nuk ka nevojë për dhunë.
Unë ndoshta jam dorë e fundit i përjashtuar nga PD. Them i përjashtuar sepse për të ndarë veten nga Topalli, Rruli etj, në këto kushte krijova një subjekt politik vet e kam regjistruar pas 5 vendimesh dhe vazhdoj ta kem kandidova por aksionet e mia në PD nuk i kam shit.
Nëse ai subjekt politik bëhet demokratik dhe do ketë një ftesë të sinqertë për bashkimin e një froni të madh opozitar nuk e përjashtoj mundësinë mund ta shikoj si mundësi. Por nëse është një lojë për të ikur një palë dhe për të ardhur një tjetër atëherë do përqendrohem te subjekti im politik për zgjedhjet e ardhshme të bashkive.
Unë ndaj pjesën e miqve jashtë politikës dhe ata që më bashkon një aksion politik. Edhe Berisha nuk ka përjashtuar pak në 23 vite por sot e shoh të ketë në shpinë atë taksirat dhe sot po përpiqet të pastrojë atë kalbësirë që ka sjell vet në PD.
Berisha betejën tani e ka sfidë. Anëtarësia ja ka dhënë mbështetjen, kuvendi i stadiumit ja dha mbështetjen, duhet të zbatojë vendimin e anëtarësisë dhe kuvendit. Kjo ka kosto por përderisa i ka hyrë kësaj rruge, ai duhet ta ketë menduar këtë. Ai afati shty shty nuk më pëlqen, duhet të zbatojë vendimin e marrë nga anëtarësia dhe kuvendi.
Nuk besoj që shqiptarët të shkojnë te dyfeku për politikë. Nëse 10 mijë demokratë shkojnë në seli në shtëpinë e vet nuk është dhunë për mua. Por nëse dhe Basha ka 10 mijë veta sa Berisha unë shkoj me Bashën.



