Basha tregon ku i ka kaluar Krishtlindjet

Basha tregon ku i ka kaluar Krishtlindjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar se ku i ka kaluar Krishtlindjet.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", kryedemokrati Basha shkruan se sot ka vizituar familjet Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.

Basha shkruan se Krishtlindja bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen.

"Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja. Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin. Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen", shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy