Kalemaj: Edhe në kohën e Partisë së Punës kishte më shumë autonomi vendore. Drejtorët në PS, të pakënaqur (VIDEO)

Kalemaj: Edhe në kohën e Partisë së Punës kishte më shumë autonomi vendore. Drejtorët në PS, të pakënaqur (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se dhe në kohën e Partisë së Punës nuk ka pasur pushteti vendor këtë lloj centralizimi. 

Çdo gjë varet nga vullneti i një individi dhe ky lloj centralizimi nuk ka qenë as në Partinë e Punës. Gjatë 5 dekadave të Partisë së Punës nuk ka pasur njëlloj centralizimi të tillë. Komitetet ekzekutive në atë kohë kanë pasur shumë më tepër decentralizim, autonomi vendore. Kryetari i komiteti ekzekutiv ishte një person shumë i rëndësishëm 

Kemi një lloj paradoksi të një centralizmi të skajshëm që është në kundërshtim me kartën e autonomisë vendore, është në kundërshtim me Kushtetutën. Ky centarlizim ka filluar që me reformën territoriale administrative. 

Drejtuesit e njësive administrative që ka thënë sot për t’i shkarkuar kanë shumë pak kompetenca për hir të së vërtetës, që kanë zëvendësuar ata që dikur ishin drejtuesit e komunave dhe minibashkive. 

Sipas Kalemajt Rama kritikon Dredhën për gjëra nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal. 

Jemi dakord që ai mund të mos ketë qenë fare njeriu adap për atë punë, njëlloj si paraardhësi i tij që u vendosën nga Rama si zgjedhje personale. Gjërat për të cilat është kritikuar publikisht Dredha dhe mandej të tjerët, nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal. 

Më tej Kalemaj tha se Rama po afron personazhe të caktuar për ta shkatërruar opozitën.

Sipas politologut drejtorët në PS janë shumë të pakënaqur sepse nuk po shpërblehet kontributi i tyre. 

E bën me qëllim për të shkatërruar faktorin opozitar. Është tamam e blen ose e shantazhin kundërshtarin. 

Këto premtime janë paraelektorale. Fakti që Deromemaj ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli Kombëtar i PD-së siç del tani pas 6 muajsh tregon që ata kanë marrë premtim elektoral. Rama e ka bërë që të maksimizojë votën. Ky premtim që ka bërë Deromemajt ka qenë 6 muajsh. E njëjta gjë në Tiranë. 

Po të flisni me drejtorët e PS-së sot, ka pakënaqësi të jashtëzakonshme se ka njerëz që kanë kontribuar me vite dhe nuk shohin që të shpërblehet mundi i tyre, ndërkohë që po shpërblehet pala tjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy