
Gazetarja Klodiana Lala për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK të mërkurën, thotë se ka informacione se do t’i komunikohet akuza dhe do të merret i pandehur.
Ndërsa gazetari Artan Hoxha deklaron se çështja “Berisha” do të ndikojë edhe në fushatën zgjedhore të pranverës së ardhshme.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se nga burime i bëhet e ditur se zotit Berisha do i konfirmohet e njëjta akuzë që i është komunikuar gjatë këtij viti, në fillim do të paraqitet në SPAK Sali Berisha dhe më pas dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Zoti Berisha që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar kur i është komunikuar masa e arrestit, nuk ka dalë nga shtëpia.
Zoti Berisha deri tani ishte një person nën hetim, por nga e mërkura nëse i komunikohet akuza, automatikisht bëhet një person i pandehur dhe politikisht nuk e ndihmon.
Jozyrtarisht më është komunikuar se do të merret i pandehur, do ti komunikohet akuza. Nëse zoti Berisha do të merret i pandehur, automatikisht pozita e tij rëndohet.
Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se prokuroria i ka marrë maksimumin e mundshëm kësaj çështje dhe se në këtë çështje duket e çuditshëm se si mund ta çosh Berishën në masë sigurie.
Sipas tij, Berisha nuk ka shkuar në burg vetëm prej moshës.
Më në fund kjo çështje duhet të shkojë në gjykatë që ne të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Ajo që binte në sy që në momentin që nisi çështja, është se emri i Berishës është regjistruar në tetor dhe brenda dy javësh është ekzekutuar masa e sigurisë.
Berisha ka shumë gjëra për të cilat duhet të ishte nën hetim. Lideri i opozitës është mbajtur tetë muaj e gjysmë në arrest shtëpie dhe beteja është bërë në të gjitha shkallët e gjyqësorit për heqjen e masës së sigurisë, por kjo nuk ka ndodhur.
Zoti Berisha nëse do të ishte paraqitur dhe një herë të vetme, do e kishte shmangur këtë gjë. Zoti Berisha nuk pranonte të merrte aktet e prokurorisë.
Ka çështje të tjera që janë shumë më të rëndësishme se çështja “Partizani”, që mund të ishte para drejtësisë.
Do të duhet të shohim në gjykatë se cilat janë provat që ka mbledhur SPAK. Por që ta çosh në këtë masë ekstreme Berishën për këtë çështje, kjo është diçka që nuk ngjit.
Kjo çështje ndikon edhe në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet që do zhvillohen verën e ardhshme.



