A bën pjesë Shkëlzeni tek ‘peshqit e mëdhenj’ dhe a u thërrit në prokurori?’, Ky është reagimi i Berishës

A bën pjesë Shkëlzeni tek ‘peshqit e mëdhenj’ dhe a u thërrit në prokurori?’, Ky është reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë thirrjen nga Prokuroria të djalit të tij Shkëlzen Berishën vetëm pak ditë më parë, për çështjen e ÇEZ.

Berisha është shprehur se është ndjerë shumë për këtë gjë, pasi betejat politike nuk e intimidojnë.

Ish-kryeministri, i ftuar në  “Zonë e Lirë” në Tv Klan, tha se djali i tij do të bëjë betejë me narko-shtetin, siç e quan ai qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Absolutisht jam ndjerë shumë mirë, beteja politike nuk më intimidon kurrë. Kjo është e mirëfilltë politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte një përpjekje  për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit.

Më vjen mirë që ai të zhvillojë një  betejë. Ai do matet me narko shtetin.

Asgjë nuk do të bëja, atë e bën ai vetë veten e tij. Ai nuk ka nevojë për mbështetje. Ai do ta demaskojë dhe diskretitojë Edi Ramën gjithnjë. Nëse e ka bërë këtë thoirrje për të dekurajuar protestuesin, atëherë ai vetëm sa i ka shtuar në numë ata,” tha Berisha.

Ndërkohë ish-kryeministri u pyet edhe për arrestimet e ‘peshqve të mëdhenj’, në muajin janar që solli reagime të mëdha dhe nëse ambasadori Lu e ka pasur edhe për djalin e tij, Shkëlzen. Por Berisha mohoi kategorikisht faktin se djali i tij mund të ketë shkelur ligjin.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy