
Teksa vijohet me procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillat bashkiak, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi KZAZ-të të vijojnë këtë proces pa ndërprerje.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar KZAZ që procesi i i numërimit të votave për këshillat bashkiakë të përfundojnë brenda orës 16:00.
KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë. Urdhëri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 Maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date.
KZAZ duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për këshillin e bashkisë.
Ngarkohen KZAZ-të dhe GNV-të për zbatimin e këtij urdhri.
Ndërsa ka mbaruar numërimi për kryetarët e bashkive në gjithë vendin, procesi i numërimit për këshillat bashkiakë ende po vijon.



