Arrestimi i Belerit, Dyrnjaja: Qëndrimi i Ramës i menduar. Mitsotakis paralajmëroi veton për në BE

Arrestimi i Belerit, Dyrnjaja: Qëndrimi i Ramës i menduar. Mitsotakis paralajmëroi veton për në BE

Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” cilëson si të pakuptueshme retorikën e Kryeministrit Edi Rama.

Nga studio e MCN Tv, për transmetimin maratonë mbi zgjedhjet vendore, e cilësoi të pavend qëndrimin e Ramës në emisionin “Opinion”, duke thënë se çështjen e mbingarkoi qëndrimi i nxituar dhe emotiv i Kryeministrit.

Madje ai shtoi se ishte qëndrim i menduar për tu bërë në atë formë që të krijojë efekt elektoral.

Atë veprim që Rama e bëri u bashkëngjit me veprimin ligjor dhe kjo mori konotacionin që prodhoi qëndrimin diplomatik dhe politik nga Athina dhe Ministria e Jashtme në Greqi.

Ligji është i ftohtë, nëse u kap dhe ka bërë një krim elektoral që është ngritur në nivel SPAK-u tanimë, nuk mund të ketë afate kur ta caktojë politika, apo kur të jetë habitati politik rozë dhe i buzëqeshur.

Provat janë aty, gjyqi do bëhet, ai është kapur në flagrancë, është ndjekur me person të infilturar, nuk është bërë aty për aty.

Çështja është si po përdoret politikisht çështja, të dyja palët po e përdorin për kapital politik Himarën.

Ramës i intereson se ka prona dhe ndërtime që do bëhen në Himarë, ndërsa Mitsotakis e sheh për arsye të tjera elektorale.

Kryeministri Mitsotakios vendos marrëdhëniet e Shqipërisë dhe veton që mund të vendosë Greqia për në BE.

Sipas humorit të Athinës, Shqipëria do të buzëqeshë ose ngri. Se e tha hapur.

Interesat tona nuk mund të kalojnë përmes Athinës apo Ankarasë, nuk mund të bëhemi si lavjerrës të shteteve fqinje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy