
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vizitën e Presidentit turk Recep Taip Erdogan. Sipas tij, dita e hënë ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa ishte i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Në eminisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se nuk kishte keqardhje për faktin se nuk zhvilloi një takim me kreun e shtetit turk, ku sipas tij, Erdogan ishte një i ftuar i Qeverisë shqiptare.
“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar z.Erdogan. Z.Erdogan ka qenë i ftuar i Qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i Qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një axhendë vërtet shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Z.Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë. Doja të falënderoja me shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar”, është shprehur Meta.



