Meta në SPAK, Tela: Nuk është i kulluar, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta

Meta në SPAK, Tela: Nuk është i kulluar, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta

Analisti Andi Tela i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar deklarimet e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe akuzat e tij nda kreut të SPAK u shpreh se duket sikur taktika e tij e zgjedhur është sulmi.

Ai tha se nëse në tre vitet e para të SPAK nën drejtimin e zotit Kraja kishte hetime të arkave të peshkut, gjatë kësaj periudhe që Dumani është në krye të SPAK ka një hetim ndaj politikanëve që ishin të paprekshëm për këto tridhjetë vite.

Sipas tij, nuk mund të themi që Meta është i kulluari i politikës dhe ndaj tij s'duhet të ketë hetim, sepse të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta në politikën shqiptare.

Drupal Ad

 

 

 

Duket sikur taktika e Zotit Meta është mbrojtja më e mirë, është sulmi. Pra, ai është duke votuar nga SPAK për disa çështje dhe nuk zgjedh rrugën që, okej, përballem me SPAK-un, le të më hetojnë nëse ai ndihet i pastër, nëse ai ndihet i pakapur gjatë gjithë kësaj periudhe që ka qenë në krye të politikës shqiptare dhe pastaj të nxjerrë gjithë problematikën që shoqëron gjithë këtë hetim të tij.

Por ai, edhe para një muaji, kur ishte konventa e Partisë së Lirisë, edhe atëherë kishte nja tre ditë të mira që merrej me Dumanin. Edhe para pak ditësh, kur u thirr në SPAK, vazhdoi retorikën e tij me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të SPAK, i cili praktikisht nuk e heton ndonjë çështje.

Janë prokurorë të tjerë që merren me çështjet e tij dhe sulmi i Metës është i drejtuar ndaj Dumanit, sepse nëse në tre vitet e para të spak nën drejtimin e zotit Kraja kishte realisht hetime të arkave të peshkut dhe çështje të dorës së dytë të pandjeshme për publikun, gjatë kësaj periudhe që Dumani është në krye të SPAK-ut  ka një hetim ndaj politikanëve që ishin të paprekshëm për këto tridhjetë vite, por nga mazhoranca kemi vetëm arkat e peshkut.

Nga maxhoranca kemi drejtorin e tij, kemi zëvendës kryeministër të arratisur, me një dosje të lexuar nga publiku, kemi një hetim pasuror që po bëhet ndaj kryetarit të bashkisë, pra nuk është se ka veprime ndaj qeverisë apo ndaj maxhorancës.

Por mos themi që Meta është i kulluar i politikës dhe ndaj tij s'duhet të ketë hetim, sepse të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta në politikën shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy