Analisti Preç Zogaj thotë se pavarësisht se Rithemelimit iu rikthye vula, sfida e vërtetë e të djathës mbetet bashkimi i pjesëve. Ai tha se shumica e shqiptarëve është kundër qeverisë, por opozita duhet të gjejë rrugën t’i çojë të gjithë ata në kutitë e votimit.

Pas zgjedhjeve vendore, Rithemelimi është zvogëluar. Shumë njerëz që ndoqën Berishën u joshën nga premtimi i fitores. Panë në fakt që ai nuk të çon në fitore.

Kush do të duronte tani që t’i rrinte vula një grupi që ngeli i vogël. Pati shanse të rritej, nuk u rrit. Basha nuk mori fare pjesë në zgjedhje lokale. Aty kanë ngeklur 100 mijë vota që për mua janë të arta. Mbi atë bazë mund të ngrihej diçka.

Sipas sondazheve, grupi më i madh i demokratëve që e kanë votuar këtë parti në 2021 është në mes. Sfida është bashkimi i pjesëve, pastaj gjithë konglomeratin dhe në fund të bëhet i pëlqyeshëm për 100 mijë zgjedhësh që nuk e kanë votuar. Duhet të prevalojë vetëdija se duhet bërë rotacioni i pushtetit në Shqipëri. Nëse ka një projekt për fitore ku të gjitë pranojnë të sakrifikojnë diçka, ky duhet të jetë misioni. Unë mendoj që Edi Rama është i dobët, ka 34-36%. Shqipëria ka një shumicë antiqeveritare, e pashprehur politikisht serpse partitë nuk janë në lartësinë e misionit të tyre. Pra duhet formula që 63-67% e shqiptarëve të shkojnë e të votojnë rotacionin. I qëndroj bindjes se Sali Berisha, për shumë arsye nuk e tërheq këtë parmendë. Është në dorën e tij të krijojë një garë të shpejtë për të nxjerrë një lidership.