Basha në Vlorë: Qytetarët shkëmbejnë orendi shtëpiake për bukën e gojës

Basha në Vlorë: Qytetarët shkëmbejnë orendi shtëpiake për bukën e gojës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën është shprehur se situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën, ashtu si gjithë Shqipërinë.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se takoi qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s'kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura”, tha Basha.

Ai, duke iu referuar qytetit të Vlorës, tregon se lokalet ishin të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.

Kryedemokrati theksoi se takoi qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

Sipas tij, fuqia blerëse në qytet ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbëjnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme.

Për të, bizneset e mbyllura, hotelet në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur të papunë janë pasojë e neglizhencës dhe paaftësisë së kryeministrit, që kreu i PD-së e etiketon si: “Ramavirusi”.

Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi”, tha Basha.

Kreu i opozitës theksoi se kudo ku shkon qytetarët kërkojnë ndryshim, sepse me kryeministrin Rama, vendi po shkon më keq e më keq.

Sipas tij, Edi Rama për shtatë vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t'u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja”, tha kreu i PD-së.

Basha thekson se PD ka gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë do t’ia dalin t’i rikthejnë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy