Voton Osmani, bën thirrje për dalje në zgjedhje e respektim të masave antiCovid

Voton Osmani, bën thirrje për dalje në zgjedhje e respektim të masave antiCovid

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i tij dhe dy vajzat ka votuar në Fakulteti Teknik, në Prishtinë.

Para gazetarëve, e para e vendit, ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht që të votojnë, në ndërkohë t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Sot qytetarët pa dallim në çdo cep të vendit tonë votojnë për kualitetin e jetës së tyre dhe udhëheqësin e tyre që do ta determinojnë mënyrë sesi në katër vitet e ardhshme do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë, prandaj ftoj në numër sa më të madh të dalin në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës në radhë të parë e mundësojnë e në radhë të dytë e mbrojnë çdo proces të lirë e demokratik. Shpresoj që sot zgjedhjet të kalojnë pa asnjë incident dhe ju uroj që edhe juve medieve punë të mbarë sepse do të jetë ditë e gjatë, dhe uroj që të respektohen masat sepse është më rëndësi, të respektohen masat”, tha Osmani.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy