Nënkryetari demokrat, Edi Paloka ju përgjigj Sali Berishës, i cili në ditën e votimit tha se zgjedhjet për kreun ishin statutore, me përjashtim të vendimit të kryetarëve që caktuan datën e zgjedhjeve.
Paloka paralajmëroi analizë dhe deklaroi po ashtu se mesazhi i 22 korrikut ishte ai për të cilin kanë folur të gjithë palët, ringritje dhe bashkim dhe kjo do të ndodhë nëse askush nuk do përçarjen e PD-së, tha ai.
Sali Berisha e ngarkoi me përgjgjësine gabimit Edi Palokën dhe Edmon Spahon, kur caktuan 22 korrikun si datë zgjedhjesh.
Pro nënkryetari Paloka nuk e pranon gabimin
“Nuk do e quaja gabim. Kam kominukuar me zotin Berisha që realisht ishte i shqetësuar për mënyrën si shkuan gjërat. E sqarova. E vërteta është se statuti nuk përcakton se kush e shpall garën apo kush cakton datën e votimit. Ndërkohë statuti na detyronte të përcaktonim datën 22 sepse ishte e përcaktuar se brenda katër viteve të paktën një herë të zhvillohen zgjedhje. 22 ishte data e fundit. Ne mund ta caktonim më herët, por jo më larg se 22. Në 2013 vendimi ishte i kryesisë dhe kjo krijoi problemin. Kryesia e zgjidhi dhe kësaj here.
Duke i konsideruar zgjedhjet plotësisht statutore, Paloka tha se kryesia nuk I mohoi Patozit të drejtën për t’u bërë pjesë e garës, duke mos qëndruar strik borokratike,
“Zotit Patozi i është kërkuar dhe pas kalimit të afatit të na konfirmojë nëse do të kandidojë apo jo. Nuk është vetëm çështje burokracie”.
Ndërsa lidhur çështjen e listës së anëtarësië, ai tha se publike nuk mund të bëhej, porse kandidatët kishion akses të plotë tek to.
“Nuk ka asnjë parti që ta ketë publike, por kjo nuk pengoi as kandidatët as pëfaqësuesit e tyre të kenë askes dhe kjo ishte e rëndësishme për garën”.
Paloka tha se pjesëmarrja në votim më 22 korrik kishte si mesazh bashkimin
“Ishte dhe një shprehje e vullnetit të tyre për atë që u kërkua nga të gjithë, bashkim, ringritje e PD, mesa duket anëtarët e PD vendosën që mënyra për t’u bashkuar e ringritur ishte ndjekja e procedurës së procesit zgjedhor”.
Por pas një gare që përçau edhe më shumë Partinë Demokratike sa i mundshëm është bashkimi?
“Mendoj që kush do interesin e PD nuk sheh çarje dhe nuk tenton ta çajë PD. Për anëtarët e thjeshtë jam i bindur që këtë nuk e duan”
Paloka paralajmëron analisë të qartë të çdo problem deri tek përballimi I atij më të madhi që është qeveria e Edi Ramës, e cila sipas tij kishte mbyllur procesin zgjedhor 6 muaj para datës së zgjedhjeve.
“Analiza e zgjedhjeve duhet të realizohet tani, në mënyrë që të vëmë piketa për çdo problem që patëm gjatë zgjedhjeve. Absoulutisht nga zoti Basha tek gjithësecili nga ne kemi përgjegjësi për veprimet tona, por përgjegjësia më e madhe për mua që isha në terren dhe pashë çdo gjë se si ndodhi është e kësaj qeverie, e cila prej 6 muajsh kishte mbyllur procesin zgjedhor. Vota ishin blerë që gjashtë muaj para se të zhvillohej procesi”.
Krahas anlizës së brendshme, nëkryetari demokrat deklaroi se demokratët do të strukturojnë dhe aksionin e tyre opozitar.



