Rama: Dy vite më parë iu luta Lulit si Romeo Zhuljetës! 30 qershori as nuk shtyhet as nuk tërhiqet

Rama: Dy vite më parë iu luta Lulit si Romeo Zhuljetës! 30 qershori as nuk shtyhet as nuk tërhiqet

Kreu i qeverisë Edi Rama nga Belshi ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 30 qershorit, përsëriti edhe njëherë se opozita ka frikë të futet në zgjedhje pasi i trembet rezultatit të tyre. Rama kujtoi edhe njëherë marrëveshjen e 17 majit, duke thënë se i është lutur liderit demokrat si Romeo Zhuljetës për të mirën e vendit.

"Ata kanë frikë të përballen me popullin duke i treguar njerëzve se çfarë dinë të bëjnë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet sepse e dinë shumë mirë që nuk i fitojnë dot. Keq na vjen, por është puna e tyre. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do mbeten. Nëse rrugët e tyre duhej t'i përfundonim edhe rruga e Elbasanit iku mbaroi. Ama rrugët ishte detyra jonë, ama ata nuk është detyra jonë t'i kthejmë nga rruga. Ata kanë një popull imagjinar. Ata Shqipërinë mbrapa nuk e kthejnë dot. Ata 30 qershorin as nuk e shtyjnë as nuk e tërheqin dot. Në kohën e sistemit të një partie të ndalonte sistemi të hyje në zgjedhje. Kanë panik nga drejtësia. Nuk e kanë dashur reformën kurrë dhe nuk kanë faj me gjithë ato që kanë bërë. Populli thotë mos e urre kundërshtarin se humbet logjikën. Zgjedhjet nuk i caktojmë ne. Ato janë e drejta e njerëzve. Zgjedhjet do mbahen në qershor. Pas 30 qershor do vendoset vija e kuqe ku mbarojnë lojërat dhe ku fillon ligji. Ata thonë të ikë qeveria, dhe të bëjmë një qeveri si e duam ne. Luli do mësojë, bretkosa në Belsh ka, qofte te daja nuk ka. Dy vjet më parë kam heq shumë keq duke iu lut Lulit, i jam lut më shumë se Romeo Zhuljetës. E shpëtova njëherë nga humnera për vendin që të bënte zgjedhje normalisht. Mori të gjitha ato që deshi", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy