Çuçi: Rikthejmë kamerat e trupit te patrullat e policisë, 7.6 herë më shumë investime në teknologji

Çuçi: Rikthejmë kamerat e trupit te patrullat e policisë, 7.6 herë më shumë investime në teknologji

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se sot Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besueshme në vend dhe se indeksi i pëlqyeshmërisë së qytetarëve ndaj punës së policisë ka pësuar një rritje domethënëse nga 36% në vitin 2013 në 59% në vitin 2022.

Ky është një fakt që tregon se të gjithë përpjekjet tona duket që janë shpërblyer.

Kjo s’mund të arrihej pa partnerë si qeveria suedeze përmes këtij projekti.

Duke folur në konferencën përmbyllëse të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet”, ministri deklaroi se është kaluar nga patrulla policie që të ndalonin ndonjëherë edhe pa shkak, në përdorimin e radarëve automatikë dhe makinave inteligjente duke ulur kështu kontaktin e qytetarit me punonjësin e policisë që në shumë raste ishte edhe burim ryshfeti.

Së shpejti do të kalojmë në njoftimin elektronik të menjëhershëm të qytetarit në rast shkeljeje dhe do të vijojmë investimet në teknologji e pajisje dixhitale për të rritur cilësisht punën e Policisë.

Vetëm vitin e ardhshëm kemi parashikuar 7.6 herë më shumë investime në Teknologji në Policinë e Shtetit. Në objektivat tona është shtrirja e përdorimit të kamerave të trupit për punonjësit e patrullave të policisë.

Kjo do të rrisë më tej transparencën në punën tonë gjatë kontakteve me publikun, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe evidentimin e rasteve të mundshme të abuzimeve.

Dëshirojmë t’i japim një zhvillim të mëtejshëm Komisariatit Dixhital, si një formë që ka rezultuar e suksesshme për raportimin e shkeljeve nga qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy