Arben Ahmetaj pa asnjë post në PS, zëvendësohet si drejtues politik në Vlorë

Arben Ahmetaj pa asnjë post në PS, zëvendësohet si drejtues politik në Vlorë

Për rreth një orë Partia Socialiste mblodhi Kryesinë, ndërsa mësohet se u bënë disa lëvizje në drejtimin e qarqeve. Gjatë një prononcimi për media, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se u bënë ndryshime të natyrës organizative, ndërsa ka paralajmëruar edhe lëvizje të tjera.

Këto janë ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme sa i përket interesit publik. Nuk janë ndryshime qeverie, por organizative. Të gjithë kanë detyra, të gjithë kanë pozicionet e tyre, dhe ndryshimet e pozicioneve në kushtet kur ne jemi në rrugën drejt një fushate zgjedhore janë gjëja më e natyrshme që e kemi bërë gjithmonë, nuk ka asgjë të re, madje do bëjmë akoma të tjera”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, mësohet se Arben Ahmetaj ka mbetur tashmë pa asnjë post në Partinë Socialiste. Ai nuk do të jetë më drejtues politik i Qarkut të Vlorës, ndërsa është zëvendësuar nga Blendi Klosi.

Lëvizje janë bërë edhe në Qarkun e Shkodrës. Edona Bilali nuk do të jetë më drejtuese politike në atë qark, ndërsa do të zëvendësohet nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ndërkohë Pandeli Majkos i është dhënë posti i drejtimi të Qarkut të Kukësit.

Kjo është një skuadër dhe çdo skuadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij, se po të bënim të gjithë të njëjtin rol nuk do kishte skuadër”, ka thënë Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy