
Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha në studion e MCN Live se kriza 2-vjeçare tek Partia Demokratike vjen nga fiksimi i Berishës se ai është PD-ja.
Sipas Kullurit, Berisha betejën nuk e ka me Bashën, as me SPAK-un, por me ata që kanë zhveshur letrat dhe kanë thënë se ish-kryeministri ka minuar demokracinë dhe i ka shërbyer interesave të njerëzve të tij.
Nëse duket normal psiqikisht Bardhi tërhiqem unë, ose të ngremë komision mjeko-ligjor. Nuk e kam njohur Bardhin si sekretar të PD-së.
Të drejtosh një mbledhje komisioni nuk më duket se është dhunë, nuk e di si ka dalë në këtë përfundim që është gabim të drejtosh mbledhjet e komisionit parlamentar. Sidomos kur këtë e kontestojnë ata që duan parlament funksional. Ata e duan parlamentin funksional vetëm për çështjet që duan ata. E gjithë kjo krizë 2-vjeçare, nga 8 shtatori këtu ka vetëm një problem, është e gjithë përpjekja dhe fiksimi i Berishës që ai është PD. S’ka asnjë problem tjetër, pavarësisht atyre që thonë për komisionet. Nëse Basha e njeh Berishën kryetar, Basha nga tradhtar kthehet në politikan perëndimor. E gjitha ka lindur me përjashtimin nga grupi parlamentar i Berishës dhe është agravuar se ka filluar dhe hetimi për klubin Partizani.
Nëse Açka nesër drejton komisionin përkrah Bardhit me lejen e Berishës atëherë është gjithçka në rregull.
Nuk e shoh një, Berishën dhe Bardhin.
Grupi i Bardhit janë grup burokratësh që kërkojnë një vend për deputet. Spostimi drejt Foltores, e cila u votua më shumë se PD, i shtyu të shkojnë aty ku ka më shumë vota, ndryshe do na jepnin një arsye parimore pse e bënë. Rezolutën e 18 dhjetorit e ka shkuar Bardhi me dorën e tij. Arsyeja është sasiore dhe praagmatike.
Gabimi më i madh që bën kjo opozitë është se ne nuk duhet të jemi kundër Ramës, ne duhet të jemi pro vetes. Opozita duhet të ketë projekt politik superior përballë kundërshtarit. Problemi është që të bindësh qytetarët që je më i mirë se Rama, të votojnë ty. Kjo kërkon një propozim politik, që është më i mirë se modeli i qeverisë. Kërkon teza të qarta politike dhe njerëz me integritet.
Berisha betejën nuk e ka me Bashën, as me SPAK-un, e ka me ata që kanë zhveshur letrat dhe kanë thënë se ky njeriu ka minuar demokracinë dhe i ka shërbyer interesave okulte të afërmëve të tij.



