Vula e PD, Kikia: Rëndësi që gjykata të dalë me vendim. Sulmi i Ramës ndaj Berishës me 21 Janarin, krim ndaj demokracisë

Vula e PD, Kikia: Rëndësi që gjykata të dalë me vendim. Sulmi i Ramës ndaj Berishës me 21 Janarin, krim ndaj demokracisë

Gazetari Mentor Kikia, thotë se ajo që po ndodh ditën e sotme në bulevard është rrjedhojë e asaj që pritet të ndodhë në Gjykatën e Apelit dhe nuk është rastësi që dita e protestës përkon me ditën që Apeli shqyrton çështjen për vulën e PD.

Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se është një histori dhe ditë e rëndësishme për historinë e politikës shqiptare jo se thjesht kush do marrë vulën, por se për herë të parë do vendosë gjykata për një parti politike, por se kush do të jetë PD zyrtare.

Është e rëndësishme për shkak se jemi vetëm dy muaj larg zgjedhjeve vendore dhe gjykata do të ketë një impakt të rëndësishëm në këto zgjedhje se cila nga dy pjesët e PD do kenë të drejtë të kenë kandidatët në këto zgjedhje.

Është e rëndësishme që aty sot të ketë një vendim. Varet nga përgjegjësia që do të ketë trupi gjykues, nuk po zgjidhin një çështje pronësie, po zgjidhin çështjen e opozitës.

Një vend pa opozitë, sa do e keqe të jetë, është shumë më keq se sa mund të jetë një opozitë e keqe.

Gjykata duhet të kuptojë se nuk është një çështje administrative se kujt i takon shtëpia, del përtej interesave të njërit apo tjetrit, por ka të bëjë me interesat e demokracisë në një vend.

Mendoj se është rasti që gjykatësit të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe nuk duhet ta zvarrisin.

Sipas tij, në çdo protestë është thënë se kjo do të jetë ndryshe me shpresën për të frymëzuar një pjesëmarrje më të madhe se axhenda është po ajo dhe janë po të njëjtët njerëz, ku ka 45 minuta thirrje dhe brohoritje dhe pastaj largohen.

Kujtoj përgatitjet e Partisë Socialiste për protestën e 21 Janarit, u kujdesën fort dhe kujtonin dhe artikulimet në media dhe thoshin jo nuk do jetë protestë por demonstratë që sipas tyre kishte një tjetër natyrë, ishte më agresive dhe në mënyrë sistematike u kujdesën që ta quanin ndryshe dhe ajo që ndodhi ishte ndryshe, për tonet e nervozizmit dhe dhunës që u përmbyll ashtu siç u përmbyll.

Nëse do kemi ndonjë vendim kundër zotit Berisha mund të ketë ndonjë incident, por do mbetet kaq.

Njerëzit tashmë janë lodhur dhe nuk janë aq të motivuar për të dalë në tubime.

Sado t’i thërrasësh, pjesëmarrja ka qenë më modeste, fakti që po largohet pjesa më aktive e shoqërisë, ajo më e motivuar për të qenë rebele janë dyndur në kafene dhe nuk mendojnë që t’i shkosh më pas kësaj klase politike.

Sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për 21 Janarit, Kikia shprehu habi që e ka parë me kaq vonesë audio-regjistrimin për ngjarjen.

Nëse me paramendim dikush apo disa njerëz kanë qëlluar duke vrarë njerëz të pafajshëm, duhet të shkojnë në burg pa asnjë dyshim.

Nëse disa njerëz kanë organizuar sulmin apo djegien e Kryeministrisë, duhet të shkojnë në burg pa asnjë dyshim.

Por deri më tani ne nuk kemi parë vullnetin për ta çuar deri në fund këtë çështje. Me paramendim, palët ruajnë një ‘As’ nën mëngë për të sulmuar njeri tjetrin.

Por të sulmosh sot Berishën që është në pritje ndaj vulës së PD në gjykatë, është një krim ndaj demokracisë.

Kur drejtësisë i kërkohet që të bëhet kur po hapet dera e zgjedhjeve, është shantazh dhe presion.

Të gjithë palët meritojnë jo të ikin, por të futen në një thes dhe të hidhen në det.

Mënyra se si përdorin elementë të drejtësisë dhe histori kriminale për të shantazhuar njeri tjetrin, tregon se ne nuk kemi ndërtuar standard shtet-funksionimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy