Pandeli Majko, ministër i Shtetit Për Diasporën, ka reaguar ashpër në lidhje me një deklaratë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili thotë se ‘konflikti me shqiptarët është ende i ngrirë’.
Majko shprehet se kjo deklaratë është e rrezikshme dhe njëkohëisht është kundër marrëveshjes së firmosur në SHBA, por edhe procesit të integrimt europian. Ministri i Shtetit për Diasporën shkon më tej duke thënë se nëse shqiptarët i shkojnë pas kësaj ideje atëherë mund të ndodhë një konflikt që fillimi i dihet, por fundi jo.
STATUSI NGA PANDELI MAJKO
Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!
Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)
Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.
Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!



