
Në prag të protestës së të shtunës, duket se kryeministri Edi Rama i druhet ndonjë sulmi të protestuesve ndaj godinës së qeverisë.
Mbrëmjen e sotme punëtorët janë parë duke vendosur disa skela në hyrje të godinës së qeverisë.
Duket se ato janë vendosur për të mbrojtur nga goditja me gurë apo sende të tjera e protestuesve.
Me gjithëse krerët e partive opozitare kanë paralajmëruar se protesta do të jetë e qetë masat janë marrë pasi situata mund të dali jashtë kontrollit, pasi në disa deklrata kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Rama.
Ajo është shprehur se protesta do të jetë agresive, ndërsa për kryeministrin Rama madje bëri edhe një krahasim duke thënë se do e tërhiqnin zvarrë si ish-diktatorin Enver Hoxha.



