OSBE kërkon të mos pengohen punimet e Kuvendit dhe të vijohet me reformën zgjedhore

OSBE kërkon të mos pengohen punimet e Kuvendit dhe të vijohet me reformën zgjedhore

Prezenca e OSBE-ODIHR u bënë thirrje gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.

Në një reagim në rrjetet sociale OSBE-ODIHR thekson se, përkushtimi i prezencës për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.

OSBE i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, që të kontribuojnë përmes një dialogu konstruktiv në komisione, diçka që shihet si thelbësore.

Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.

Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.

Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!.

Nesër ndërkaq në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy