Ristani: Demokratët u lodhën duke punuar në tokën e kripur të Bashës

Ristani: Demokratët u lodhën duke punuar në tokën e kripur të Bashës

Ish-deputeti Arben Ristani deklaroi nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ se demokratët duke parë shpresë dhe një rikthim të Partisë Demokratike konkurruese tek foltoret e Berishës kanë kaluar në mbështetje të këtij të fundit. Sipas Ristanit demokratët janë lodhur duke punuar në 8 vite në një tokë të kripur të Bashës.

Demokratët kanë mbi 8 vite që po punojnë në një tokë të kripur ku nuk mbin asgjë dhe këtë e simbolizon Basha, kur kanë jetuar në një mal që e simbolizon Berisha. Kështu që shpresa që do vijnë sërish tek mineralet e çmuara që mban mali, i bën demokratët që të ikin nga toka e kripur për të ardhur te foltoret.

Demokratëve u ka munguar një lider i besueshëm gjatë Bashës, u ka munguar një ekip. Te Berisha masa e madhe kanë pasur shembuj të hapjes dhe bashkimit dhe motivimit dhe lidershipit dhe prandaj janë mbushur foltoret sepse kanë vuajtur nga 8 vitet e kripës së Bashës. PD do zgjidhje dhe PD e ka treguar se kur merr zjarr ka aftësi të jetë konkurrente dhe këtë e ka treguar kur ka fituar. Përgjigja e plotë i ka të dyja krahët brenda por nuk mund të thuhet se fitohet pushteti kur është kundërshtari i dobët.

Nuk është vetëm një anë e monedhës, është dhe kundërshtari dhe ai ka dobësitë e veta. Populli ka menduar se Ramës nuk i takon pushteti por nuk është bindur se i takon Bashës. Kanë parë që të dy janë të korruptuar. Populli ka kuptuar që Basha i ka korruptuar jo vetëm të tashmen por dhe të ardhmen, prandaj është gjithë kjo zemëratë dhe vrull që i bashkohen Berishës që PD të jetë konkurruese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy