
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili e akuzoi për ngritjen e një shteti privat por edhe për çështjen e Xhisiela Malokut.
Në një status në rrjetin social "Twitter", kreu i ekzekutivit ironizon Bashën duke thënë se u kap me pras në dorë.
Rama nuk e bën të ditur për çfarë bëhet fjalë, por duke iu drejtuar Bashës, kreu i qeverisë thotë se rivali i tij politik të mos shpresojë se do rri mbuluar ajo që dinë të dy.
"E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy", shkruan Rama.

Por në një cicërimë të dytë në Twitter, Rama i kthehet çështjes së Xhisielës dhe thotë se ajo nuk është peng i krimit, por peng i opozitës.
"Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s'e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd", shkruan kreu i qeverisë.




