Kryetari i LSI-së së Tiranës, Endrit Braimllari, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 8 në kryeqytet. Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së së Tiranës, Endriti Braimllari, theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të jetë pranë çdo banori të Tiranës, në çdo problematikë që i shqetëson ata.
“Forca jonë qëndron tek marrëdhënia e jashtëzakonshme që kemi me qytetarët, tek komunikimi ynë i vazhdueshëm, tek dëgjesa publike. Jemi këtu për t’ju dëgjuar për problemet që keni, për të bërë prezent çdo shqetësim tuajin”, tha Braimllari, duke i garantuar qytetarët e Njësisë Administrative nr. 8 në Tiranë se Lëvizja Socialiste për Integrim është një shans për të gjithë. “LSI është një shans për këdo nga ju që kërkon të kontribuojë në shërbim të vendi. Ne po punojmë çdo ditë për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ne jemi për një politikë të thjeshtë, për një politikë pranë halleve të njerëzve. Qytetarët kanë nevojë për një politik e cila është larg arrogancës”, vijoi ai.
Braimllari, tha se LSI sjell stabilitet politik në vend. Vendi ynë ka nevojë për një solidaritet të ri i cili vendoset në themelet e shoqërisë.
Në këtë takim, që u zhvillua në formë bashkëbisedimi me banorët, Braimllari ishte i shoqëruar nga dy anëtarët e Kryesisë së LSI-së, Bahri Shaqiri, njëkohësisht edhe Zv.Kryetari i LSI Tiranë dhe Dritan Ylli, i cili është njëkohësisht kryetar i LSI-së për Njësinë nr. 8 në kryeqytet.



