
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes të pandehur të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj.
Ai e cilëson një akt të mirëpritur drejt pastrimit të politikës dhe thotë se PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve me kallëzimin e saj.
Bardhi shprehet se Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, dhe që sipas tij ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë.
Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumente se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qëndrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin. Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet





