Basha: Arta Marku, mburojë e përkohshme e Ramës. Nuk apelojmë në Kushtetuese

Basha: Arta Marku, mburojë e përkohshme e Ramës. Nuk apelojmë në Kushtetuese

Partia Demokratike nuk do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, pavarësisht se e konsideron në shkelje të ligjit themeltar të shtetit. Në një konferencë shtypi sot në mesditë, kryetari Lulzim Basha tha se opozita nuk mund të bëjë ankimim në një organ të drejtësisë, që sipas tij mbetet nën presionin e qeverisë Rama.

“Gjykata Kushtetuese nuk është as zjarrfikës, as forcë paqeruajtëse. Ajo ka për detyrë të sqarojë paqartësitë në raport me Kushtetutën. Kjo e fundit është e qartë. Kryeprokurori është emëruar në shkeje të saj. Vetë Gjykata Kushtetuese është e paralizuar si rezultat i ofensivës së narkoshtetit”, tha ai.

Basha tha se opozita do të vijojë me rrugën e protestave si edhe po shqyrton strategji të reja. Në lidhje me idenë e ish-kryeministrit Berisha për djegien e mandateve, Basha tha se mbetet opsion i hapur.

“I kemi diskutuar të gjitha opsionet. Ato mbeten të hapura”, tha ai.

Sipas Bashës, zgjedhja e Arta Markut i dha kryeministrit Rama një mburojë të përkohshme.

“Kryeprokurori që prej ditës së djeshme është vetë Edi Rama. Arsyeja pse e ka bërë këtë është jetike. Beteja jonë është e gjatë, por Balilajt, Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, do të marrin fund. Edi Rama do të përgjigjet para drejtësisë për aleancën me krimin dhe kthimin e Shqipërisë në hambar të drogës. Mburoja e përkohshme që ka votuar dje Rama është e tillë: e përkohshme”, tha ai.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy