
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë sërish thirrje për një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Kim shkruan se Gjykata kushtetuese është një hap i rëndësishëm për të vazhduar ngjitjen e malit.
Më tej ajo thekson se Gjykata e Lartë duhet të përfundojë procedurat e vlerësimit dhe të redisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë.
"Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku". Ambasadorja e SHBA Yuri Kim gjatë aktivitetit për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme në Gjykatën e Lartë.", shkruan Kim.



