Nga qyteti i Burrelit Kryeministri Edi Rama në një takim me elektoratin e tij është shprehur se qytetarët nuk duhet të largohen nga vendi i tyre por të fillojnë dhe të punojnë pasi Partia Socialiste ka shumë për të bërë dhe do tu vijë në ndihmë.
Ndersa u bëri thirrje të gjitha femrave që të mos e votojnë Partinë Demokratike.
Ndersa Rama tregon dhe nje histori me nje polic ne kete qytet.
“Nuk duhet të ikin nga sytë këmbët dhe t’ua zënë lulishten makinat. Ne kemi bërë shumë gjëra. Janë shumë për ti numëruar. 44 muaj përpara nuk ishin 440 vjet përpara. Ju e mbani mënd policinë e shteti.
Ku vija këtu ishte një polic që rrite aty që kapelën e mbante tek rripi dhe shikonte sa majtas djathtas ku të kapte prenë. Policët e Lulit hanin fara kungulli me gjithë lëkurë. Dhe thotë mos trego barcaleta. Këto nuk janë barcaleta janë të vërteta” tha Rama.
Më tej Basha ironizoi edhe kundërshtarin e tij politikë Lulzim Bashën ku tha se ndenjti 4 vjet në krye të bashkisë, dhe sahatin e kishte sahatin 4 metra larg, po nuk e ngriti njëherë kokën për të parë punon a s’punon. "Nuk e di sa kishte ngelur ora te sahati, por Lulit i kishte ngelur 12”, u shpreh Rama.



