
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i ndodhur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit ripërsëriti deklaratat e tij për afatin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili sopas tij është viti 2030, por theksoi se të dy palët, duhet të jenë gati.
Ai poashtu e solli në kujtesë edhe krahasimin që kryeministri shqiptar Edi Rama, ka bërë me Ballkanin e pasqyruar si “një nuse që pret dhëndrin në dasëm dhe ai nuk vjen kurrë”.
Por, sipas Michel, dasma po përgatitet tashmë nga BE-ja dhe brenda kësaj dekade, palët duhet të jenë gati për zgjerimin e unionit.
Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim.
Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së.
Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës.



