Berisha ngre dyshime mbi vdekjen e të arrestuarit për inceneratorët: U organizua nga mafia. Do dëshmonte si u vodhën paratë

Berisha ngre dyshime mbi vdekjen e të arrestuarit për inceneratorët: U organizua nga mafia. Do dëshmonte si u vodhën paratë

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se janë hedhur dyshime mbi vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi i cili ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT.

Kujtojmë që u raportua që Sheshi, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, gjeti vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.

Sipas Berishës disa mesazhe tregojnë se vdekja e tij është organizuar nga mafia e inceneratorëve pasi ka dyshime se Sheshi kishte vendosur të dëshmonte në lidhje me këtë skemë.

 

POSTIMI

Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi.

Të dashur miq,

vdekjet e dyshimta, eleminimet mafjoze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave nderkohë që boset e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.

Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.

Personalisht shtoj:

Së pari shpreh ngushellime famijles për hunbjen e njeriut të tyre të dashur.

Së dyti i bëj thirrje avokatit të popullit të ndermarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtoj në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe një herë kushtet çnjerzore në burgjet e Shqiperisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy