“PL”, Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese ndaj kujtdo që mendon jashtë rreshtit, devijim ndaj mbylljes

“PL”, Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese ndaj kujtdo që mendon jashtë rreshtit, devijim ndaj mbylljes

Deputetja Monika Kryemadhi reagon lidhur me zhvillimet e ndodhura në Partinë e Lirisë, e drejtuar deri para një viti prej saj, pas zërave për tensione mes saj dhe të shoqit, kryetarit aktual Ilir Meta.

Kryemadhi thotë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to.

Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujtdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.

Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. 

E drejta për tu përmirësuar është për këdo.

Ky qëndrim i Kryemadhit vjen pasi në orën 18.00, Partia e Lirisë do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy