Analisti Ruel Domi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se deklaratat e djeshme të Ramës për drejtësinë e re janë deklarata shterpë pasi kryeministri është në një luftë frontale me SPAK-un dhe GJKKO-në.
Jemi në fazën e një lufte frontale të Ramës ndaj SPAK-ut, GJKKO-së dhe drejtësisë së re.
I vetmi ishull pavarësie i zbatimit të ligjit në këtë gangrenë të madhe korrupsioni është SPAK.
Kohët e fundit SPAK-u ka hasur vështirësi tipike politike.
I ndalur tek situata në PD, Domi tha se akuzat që Salianji lëshon ndaj Berishës qëndrojnë.
Më tej, Domi tha se veç Ramës dhe Berishës, të gjithë politikanët në vendin tonë janë pronë e krimit të organizuar.
Krimi i organizuar i ka rrënjët kudo. Krimi merr politikanët dhe çfarëdo. Të gjithë njerëzit me pushtet në këtë vend veç Ramës dhe Berishës janë pronë e krimit të organizuar.



