
Policia e Shkodrës ka liruar pas dy orësh përfaqësuesit e Forumit Rinor të Partisë Demorkatike të cilët u mbajtën në ambientet e komisariatit.
Tre përfaqësuesit e Forumit Rinor të PD që u shoqëruan janë Arvit Bushati, Ergys Ivzikut dhe Besjan Zaja.
Shkak i shoqërimit të tyre është protesta që u zhvillua rreth një javë më parë përpara Gjykatës së Apelit në Shkodër, kur bëhej gjyqi mbi kërkesën për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës për taksën e Rrugës së Kombit.
Ata akuzohen nga policia se hodhen tymuese dhe shashka gjate proteste.
Ata jane pritur me duartrokitje nga te pranishmit ku mes tyre ishin edhe dy deputetet demokratë, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku, si dhe kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi.
Një prej të ndaluarve i është përgjigjur kështu policisë: "Ju s'keni mjaftueshem pranga për të gjithe ne".
Pak ditë më parë Gjykata e Apelit Shkodër liroi 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës, duke mbajtur në qeli vetem 4 pej tyre të cilët rezultuan me precendentë penalë.




