
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë replikuar në rrjetet sociale për situatën e përmbytjeve në Shkodër.
Ishte i pari kryedemokrati që vizitoi sot fshatrat e Shkodrës ku vijon situata e vështirë pas reshjeve të shumta.
Të gjendur nën ujë prej disa ditësh, banorët e komunës Dajç apo Ana e Malit, kanë shprehur shqetësimet e tyre tek kryedemokrati.
Basha nëpërmjet një video të xhiruar nga telefoni i tij ka folur me banorët duke i pyetur për situatën e krijuar pas përmbytjeve.
“Kjo është gjendja, që nuk duken se ku janë fushat, kjo është gjendja jo emergjente sipas kryeministrit,” thotë Basha në video.
Por i menjëhershëm ishte edhe reagimit i kreut të qeverisë Edi Rama, në lidhje me disa postime që ka bërë sot kreu i opozitës Lulzim Basha në lidhje me përmbytjet që kanë prekur qytetin e Shkodrës.
Duke shpërndarë disa fotot të ministres së Mbrojtjes së bashku me forcat e ushtrisë dhe emergjencës, Rama shkruan se opozita po kapet pas fotove arkivave.
Sipas tij, shteti është në krye të detyrës.
“Shkodër – (Përtej propagandës së kazanit digjital me foto të përmbytjeve të vitit 2010) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”, shkruan Rama, teksa sjell edhe një album me foto të ministrave në terren dhe strukturave të tjera të shtetit pranë banorëve.




