
Partia Demokratike ka firmosur sot me aleatët marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar. Firmosja e marrëveshjeve do të jetë e veçantë për secilën nga partitë aleate të PD-së.
Marrëveshja e PD-së me partitë aleate bazohet në 10 pika. Ajo parashikon krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar dhe hyrjen në zgjedhje vetëm kur të krijohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
4. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.
5. Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.
6. Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane.
7. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
9. Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të të cilit dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.
10. Angazhohemi për një marrëdhënie politike dhe elektorale me çdo individ apo parti politike, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.
Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese.
Disa nga partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë: Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Partia Republikane (PR), Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Demokristiane (PDK).



