Presidenca reagon pas Ambasadës së SHBA: Asnjë alert për datën 2 mars

Presidenca reagon pas Ambasadës së SHBA: Asnjë alert për datën 2 mars

Presidenca ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë në lidhje me tubimin e 2 marsit, thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës.

Ka qenë zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ai që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se asnjë alarm për datën 2 mars, si për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë.

Në shënimin e tij, Blushi bën me dije se manifestimit madhështor të 2 marsit, do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 2 mars, ku një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në atdhe.

Ai shkruan se me të drejtë, për liritë dhe vlerat amerikane ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai ndodhet.

“Mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë”, shkruan Blushi.

Ndër të tjera, ai tregon se shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetutë e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.
Sipas tij, alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar, duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese!

Ambasada e SHBA-së, të premten, përmes një postimi në rrjetet sociale reagoi për manifestimin e Presidentit Ilir Meta, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që ta shmangin atë. Në një deklaratë për mediat ambasada shkuan se ka patur dhunë prandaj u bën thirrje që të qëndrojnë sa më larg e të ndjekin mediat të cilat pasqyrojnë atë çfarë ndodh.

 


 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy