Zogaj: Rasti Beleri është përjetuar si sfidë ndaj kryeministrit grek, Greqia i ktheu sfidën Shqipërisë

Zogaj: Rasti Beleri është përjetuar si sfidë ndaj kryeministrit grek, Greqia i ktheu sfidën Shqipërisë

Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke folur për Fredi Belerin, i zgjedhur eurodeputet në Greqi u shpreh se Qeveria greke është ndjerë e sfiduar me atë që ndodhi me Belerin në zgjedhjet në Himarë.

Ai tha se rasti Beleri është përjetuar nga Greqia si një sfidë që i është bërë edhe personalisht kryeministrit dhe që sipas tij e shndërroi papritur në një simbol.

Drupal Ad

 

 

 

Arrestimi i tij pak ditë përpara votimeve, mbajtja e tij në burg, mos shpallja e tij fitues, dhe gjithë procedurat nënligjore që kanë ndjekur, nga një shkallë në tjetrën rasti Beleri është përjetuar dhe këtë e themi, e kemi thënë gjithmonë nga Greqia, si një sfidë që i është bërë edhe personalisht kryeministrit.

Ai është investuar vetë personalisht bashkë me enturazhin e tij, me kryetarë të fuqishëm që i kanë humbur tani, por që kanë ardhur, kanë protestuar për rastin Beleri. Pra, e shndërroi papritur, domethënë në një simbol, në një farë mënyre, edhe të helenizmit, gjë që është e gabuar, sepse edhe Panajoti e tha, ai nuk përfaqëson pjesën elitare.

Greqia i ktheu sfidën Shqipërisë, pra duke e kandiduar. Kërkoj një mënyrë për të dalë dhe për të shpallur përpara opinionit publik grek që ne nuk na u dëgjua fjala në asnjë përpjekje që bëmë me Ramën dhe me Tiranën për rastin e tij, por ne gjejmë një rrugë tjetër dhe kjo është një rrugë që, me sa duket, përdoret për të nxjerrë nga burgu një person që pala tjetër, qeveria greke në rastin konkret, e konsideron të burgosur politik.

Në këtë rast, kërkon që edhe të investohet në favor të personit në fjalë, por kërkon që edhe të diskreditoj në një farë mënyre vendin që e ka burgosur politikisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy