Shehi: Pa reformë zgjedhjet e ardhshme do të jenë një akrobaci

Shehi: Pa reformë zgjedhjet e ardhshme do të jenë një akrobaci

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, ngriti të enjten në Kuvend shqetësimin për vonesat në realizimin e reformës zgjedhore, duke i kërkuar klasës politike që të reflektojë sa më shpejt për realizimin e këtij procesi, në mënyrë që siç tha ai, t’i hiqet emri i keq që kanë marrë zgjedhjet në Shqipëri.

Duke marrë fjalën në seancën plenare, Shehi, tha se jemi 7 muaj para zgjedhjeve, por reforma, në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t, ende nuk është konkretizuar.

“Në emër të partive të vogla po vij edhe njëherë ta ngre këtë kërkesë këtu, pasi hallet që ka Shqipëria nuk do të mbarojnë edhe për vite të tjera, nëse së pari nuk u japim shqiptarëve një ligj për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme. Në rast se shkohet me këtë ligj atëhere zgjedhjet e ardhshme do të jenë një lloj akrobacie”, tha Shehi.

Sipas tij, partitë e vogla i janë drejtuar me një dokument zyrtar kryetarit të Kuvendit, që përfshin propozime konkrete për reformën zgjedhore, por nuk kanë marrë një përgjigje.

Të na vinte një përgjigje nëse ishte i pavlefshëm propozimi apo jo, ndërkohë që ne po shkojmë në zgjedhje me situatën e vjetër dhe gjithnjë e më të përkeqësuar, u shpreh Shehi.
Duke u ndalur tek propozimet e ofruara nga partitë e mëdha për këtë reformë, ai iu referua kërkesës së PD-së, për votimin dhe numërimin elektronik. Ndërsa e konsideroi të pamundur votimin elektronik, ai tha se është i mundur numërimi. “Mendoj se bëhet dhe shpenzimi nuk është kaq i madh. Nëse nuk bëhet votimi të bëhet numërimi”, u shpreh Shehi.
Ai gjithashtu mbështeti depolitizimin e komisioneve zgjedhore, duke e konsideruar një realitet të turpshëm situatën në këtë drejtim. Sa i takon propozimit të PS-së për votimin e emigrantëve, kryetari i LZHK-së e konsideroi të vështirë, madje demagogji, pasi ka një sërë pengesash, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy