Kthupi: Nuk mund të lejohen personat e akuzuar për korrupsion të ushtrojnë detyrën (VIDEO)

Kthupi: Nuk mund të lejohen personat e akuzuar për korrupsion të ushtrojnë detyrën (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi, nuk e mbështet propozimin e Partisë Socialiste për mos pezullimin e ministrave dhe për postet kushtetuese, në kuadër të propozimit për ndryshime ligjore të Kodit Penal.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se nuk pezullohet funksioni, por individi dhe duke pezulluar individin, funksioni mund të ushtrohet nga një person tjetër. 

 

Sipas tij, prokuroria dhe gjykatat veprojnë me masat, në mënyrë që hetimi të mos prishet. 

 

Ne nuk mund të zgjidhim me ligj gjërat që mund të zgjidhim me etikë profesionale. Jo të gjitha gjërat duhet t’i zgjidhim me ligj, një pjesë të mirë të gjërave duhet t’i zgjidhim moralisht. Nuk mund të lejohet një person i akuzuar për korrupsion që po hetohet nga SPAK, të ushtrojë detyrën. 

 

Nëse do të ndodhemi para një fakti, që do të kemi 5-6 ministra të hetuar për korrupsion, duhet të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin se nuk pezullohen dot? Logjika është që një person i zgjedhur sipas ligjit elektoral, nuk mund të zëvendësohet ndryshe, përveçse sipas ligjit elektoral. 

 

SPAK i themi se ti mund të hetosh Kryeministrin dhe ministrat, por ti nuk i pezullon dot se ndërhyn te puna e qeverisë. Fakti që ndërtojmë struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, do të thotë se problemi i korrupsionit ekziston. 

 

Korrupsionin nuk mund ta luftojmë me gjysma. Pezullimi nuk ndodh direkt, por pasi ka prova që e justifikojnë këtë masë. Prokuroria shkon me masa për të mbrojtur hetimin. Prokuroria dhe gjykatat veprojnë me masat, në mënyrë që hetimi të mos prishet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy