Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit, pas konsultimeve me partitë vendos për datën e zgjedhjeve (VIDEO)

Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit, pas konsultimeve me partitë vendos për datën e zgjedhjeve (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës së VI’të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do të vendos së shpejti për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas presidentit ky është edhe një test shtesë për forcimin e demokracisë në Kosovës, të cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses.

Ndryshe, të enjten që lamë pas deputetët e Kuvendit me shumicë votash votuan për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy