Censusi i fundit nxori se në Shqipëri popullatë rezidente ishin diku tek 2.2 milion shtetas. Ndërsa ata që kanë mbushur moshën sipas gjendjes civile 18 vjeç e lartë me të drejtë vote në 11 maj janë 3.7 milion shtetas. Përfshi këtu edhe emigrantët në diasporë.
Për zgjedhjet e 11 Maj 2025 kanë të drejtë vote 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta: 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë; dhe janë në total 5225 qendra votimi në të gjithë vendin pa përfshirë votimin e çdo emigrant në diasporë që do të votojë me zarf unik.

Për efekt të ligjit të dekriminalizimit votuar një dekadë më parë, personave që ju ndalohet të votojnë nga lista totale prej 3.7 milion votues janë 1081 shtetas.
Kjo listë është e ndarë me dy kategori :
Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;
Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.
Referuar të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, votues që jetojnë jashtë vendit dhe kanë shprehur vullnetin e tyre duke u regjistruar për të marrë fletën e votimit janë 245935 shtetas.
Diaspora dominohet me numrin më të lartë të votuesve në Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, Britani, Francë.



