Vangjeli: Begaj ka mbrojtur pronën shtetërore, nëse ka dyshime le të hetohet

Vangjeli: Begaj ka mbrojtur pronën shtetërore, nëse ka dyshime le të hetohet

Nga studio e "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Lorenc Vangjeli dekalroi se një pjesë e madhe e pronave të ushtrisë kanë dalë nga plani i përhapjes dhe kjo është një e vërettë e hidhur sipas tij.

Ai tha se lajm i mirë është se ka një hetim të presim çfarë do të bëhet, duhet të presim të verifikojmë.

Begaj bashkë me kolegun e tij Hekuran Brahon kanë mbrojtur pronën shtetërore në vitin 2005 kur u tentua të tjetërsohej, këtë e them si provë. Nëse ka dyshime të tjera për tjetërsimin e pronave të ushtrisë le të hetohet deri në fund. Një pjesë e madhe e pronave të ushtrisë kanë dalë nga plani i përhapjes. Një e vërtetë e hidhur është se një pjesë e pronave të ushtrisë kanë dalë nga plani i përhapjes sepse nuk është akt i një njeriu. Ushtarakët vendosin që kjo pronë i vlen apo jo forcave të armatosura, pastaj e vendos ministri i mbrojtës që e kalon tek presidenti që i vë firmën përfundimtare. Dyshimi është i shëndetshëm në të gjitha rrethanat, por ka ndodhur apo jo mbetet për tu parë. Unë di që baza e Kuçovës që është dhënë për bazë ushtarake është ekzaktësisht ajo që ka kërkuar SHBA, dhe ajo Shëngjinit, lajm i mirë është se ka një hetim, të presim çfarë do të bëhet. Kam sërish dyshime, por duhet të presim të verifikojmë. Fajësia morale është dhe më e rëndë se ajo penale, Pollo e ka jetuar mbi supe këtë dhe vetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy