Duma: PD do dyfishojë ndihmën ekonomike, hapim 110 mijë vende pune

Duma: PD do dyfishojë ndihmën ekonomike, hapim 110 mijë vende pune

Grida Duma, kandidate për deputetet e PD në qarkun e Tiranës ka shpjesuar sot program i selisë blu për mirëqënien sociale, sipas së cilës, do të nxjerrë nga mjerimi familjet shqiptare në nevoja ekstreme ekonomike.

 “Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike. Ata që sot marrin një 80 mijë lekësh të vjetër në muaj, me ne do të marrin 160 mijë lekë të vjetra. Ata që marrin 100 mijë lekë të vjetra, me ne do të marrin 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike dhe askush nuk do të mbetet jashtë. I kanë nxjerrë nga kritere mjerane. Kanë një frigorifer të vjetër, kanë një biçikletë aty të vjetër, thonë nuk e meriton ndihmën. Me ne, kushdo që ka nevojë dhe është në varfëri ekstreme do të përfitojë ndihmën ekonomike pa lënë askënd jashtë, pa i llogaritur si çështje partish, por si çështje shqiptarësh. Në 25 prill dyfishim i ndihmës ekonomike më tej”.

Duma, si një nga bashkëhartueset e programit për mirëqenjen sociale, sqaroj se prioritet i PD është hapja e vendeve të punës, sidomos për të rinjte që mbajnë shkollën.

“Pa diskutim që sot nuk duhet më të diskutojmë vetëm për mbështetje por dhe daljen nga varfëria. E pra, student, të rinj që janë në këto familjet të ndihmës ekonomike, do të marrin subvencionin e parë dhe mbështetjen e parë. 30% e më të mirëve, do të kenë kontratat e para të punës, do të marrin atë që është studimet profesionale dhe më tej dhe do të lidhen me tregun e punës sepse ne do të ndihmojmë dhe motivojmë më të mirët, pavarësisht se vijnë nga kushtet e pamundësisë. Skema e mbështetjes ekonomike, skema e të gjithë motivimit ekonomik në tërësi të Shqipërisë, do të sjell 110 mijë vende pune në mandatin e parë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy